Antioksidantët e pranishëm në ushqime të ndryshme, nga çaji jeshil te domatet e gatuara, frutat e kuqe të rrushit dhe shegës, mund të bëjnë vërtet ndryshim në parandalimin e kancerit të prostatës, duke hapur një skenar të ri edhe si mbështetje për terapinë, duke reduktuar toksicitetin e tij dhe duke ndihmuar në bllokimin dhe përparimin e sëmundjes.
Brenda një diete të ekuilibruar, edhe suplementet mund të kenë një rol parandalues dhe mbrojtës në popullatën mashkullore të rrezikuar, nëse rekomandohen nga mjeku androlog duke identifikuar produktin e duhur dhe dozën e duhur, për të patur efektivitetin maksimal dhe minimumin e efekteve anësore.
Sipas konkluzioneve të ekspertëve që kanë analizuar dhe përshkruar hollësisht literaturën shkencore mbi këtë temë, provat më të forta janë disa ushqime që përmbajnë substanca me veprim antioksidues dhe antiproliferativ, si epigallokatekinat, likopeni, resveratroli dhe së fundmi pterostilbeni, me një ekuilibër të favorshëm midis efikasitetit dhe sigurisë.
”Kanceri i prostatës, me mijëra raste të reja në vit, përfaqëson kancerin më të shpeshtë të popullatës mashkullore”, shpjegon docenti Alessandro Palmieri.
Është thelbësore të ndërgjegjësohemi për faktorët kryesorë të rrezikut, siç është historia familjare. e kancerit të prostatës, mosha e vjetër dhe mënyra e jetesës, si dieta.
Tregohet se marrja e sasive të tepërta të alkoolit, yndyrave të ngopura, derivateve të qumështit, mund të luajë një rol në gjenezën e një kanceri të tillë, por kërkimet janë përpjekur gjithmonë të identifikojnë barnat ose produkte natyrale të afta për të parandaluar shfaqjen e kancerit të prostatës, nëse administrohen tek individët me rrezik më të madh ose tek ata pacientë që tashmë kishin lezione parakanceroze.
Shumë kërkime kanë nxjerrë në pah fuqinë parandaluese të shumë përbërësve me origjinë natyrore. Më të studiuarat janë padyshim epigallokatekinat dhe likopeni, substanca me veprim antioksidues dhe antiinflamator, që gjenden në sasi të mëdha kryesisht në çaj jeshil dhe domate.
Në një studim klinik mbi një grup subjektesh me rrezik të lartë të kancerit të prostatës u zbulua se ata që merrnin rregullisht epigallokatekina të përftuara nga çaji jeshil panë një ulje prej 60% të rrezikut për t’u sëmurë krahasuar për ata që kanë marrë vetëm një substancë placebo.
”Rreziku mund të reduktohet deri në 80% me marrjen e këtyre substancave për dy vjet rresht”, sipas studiuesve.
Edhe likopeni, i përmbajtur në sasi të mëdha në domate, përfaqëson një tjetër parim aktiv të studiuar gjerësisht në strategjitë e parandalimit. Në një meta-analizë të 42 studimeve me vëzhgimin e afro 700,000 pjesëmarrësve, një efekt mbrojtës i likopenit u tregua se ishte superior ndaj shumicës së përbërësve të tjerë, përveç çajit jeshil.
Për më tepër, studimet e reja kanë demonstruar efektivitetin e veçantë të resveratrolit, që përmban mbi të gjitha rrushi, jo vetëm si një veprim parandalues kundër kancerit të prostatës, por edhe si një mbështetje për trajtimet antitumorale për shkak të potencialit shumë të lartë antioksidues.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri