SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Java e Europës, udhëtim plot ngjyra e tinguj të bukur

Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm ftesën ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar Javës së Europës.“Me ftesën për t’iu bashkuar Javës së Europës 2022, në një udhëtim plot ngjyra e tinguj të bukur, i cili nisi me Shkodrën, vijon me Vlorën e ndalet në Tiranë më 9 maj, ju uroj një ditë të bukur”, u shpreh Rama.Aktivitetet nisën më 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja, vijojnë më 5 Maj në Vlorë tek Lungomare, më 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja.

“Të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane”, theksoi Margariti, e cila nënvizoi se në këto evente janë përgatitur edhe disa aktivitete simpatikë për fëmijët.

Aktivitetet janë konceptuar si takime për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane.///

error: