SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jemi popull i lashtë apo komb në formim?

Nga Çapajev Gjokutaj/

Grindje për të sotmen e grindje për të shkuarën. Gërrham në parlament, në media e doemos edhe në kafene.

Grindje për çdo gjë, për socialistët e për demokratët, për ballistët e partizanët, për dialektet e standardin, madje edhe për Skënderbeun, për Nënë Terezën etj. etj.

Kaq shumë grindje e zhurmë, sa që ndonjëherë njeriu zë e dyshon: dëshmon kjo se jemi popull i lashtë dhe i kulturuar? Apo se jemi komb në formim?

Para se t’i biem gjoksit e të mburremi me lashtesi e pellazgë, mbase duhet të gjejmë:

Si shpjegohet që ende nuk kemi arritur të krijojmë një panteon heronjsh dhe vlerash, që t’i pranojnë thuajse gjithë bashkëkombësit?

Dhe bashkë me këtë: si shpjegohet që gjenerojmë kaq shumë grindje, zhurmë e mërira dhe aq pak debat e mendim?

Shumë kashtë e byk dhe pak apo aspak drithë…///

error: