Nga Mentor Kikia/
Si shqiptar, do të doja që negociatat me BE-në të hapeshin tani, që sot. Do të doja që çdo hap të përshpejtohej, duke marrë në kohë rekord të gjitha përfitimet financiare e politike që burojnë nga ky proces.
Do ta pohoja këtë me zë të lartë, pavarësisht se kush është në pushtet. Sepse Shqipëria nuk është e Ramës, as e Berishës, as e Metës dhe as e Bashës.Por ndërsa flasim për integrimin, shikoni çfarë jemi duke i bërë vendit. Shikoni çfarë maskarade ndodh jo larg, por bash mu në zonën bregdetare të aristokracisë dhe oligarkisë shqiptare, në Gjirin e Lalësit.

Ky vend është shndërruar në një vendgrumbullim gjigand mbeturinash.Edhe qeveria e Ramës dështoi me sukses të plotë në menaxhimin e mbetjeve. Ato as përpunohen, as riciklohen, por as nuk grumbullohen. Thjeshtë hidhen.

Hidhen nëpër përrenj, lumenj, parqe e bregdet. Një tmerr i vërtetë!Ndarja e re administrative forcoi pushtetin vendor në qytete dhe la pa pushtet zonat rurale, ku pasoja me dramatike është pikërisht mbytja e fshatrave dhe zonatve turistike nga mbetjet.
Çfarë dreq integrimi kërkojmë ne me këtë situatë? Çfarë reforme zgjedhore kërkon BE-ja, kur ne po mbytemi nga pisllëku. Të dashur miq, shpërndajeni këtë postim në formën e në proteste kur kësja maskarade.///
ME SHUME LAJME
Opinion. Edi duhet të mbrohet nga Rama!
Memorie: Formula e Pagëzimit, 564 vite nga dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private