Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të festojë ditën e nesërme me demokratët e Gjirokastrës. Ai do jetë i pranishëm për të festuar 31-vjetorin e themelimit të degës së PD.
“Nesër, ditën e enjte, më datën 6 janar, ora 17:00 në sallën e Hotel Olimpik të qytetit të Gjirokastrës do të kremtohet 31-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike Gjirokastër. Na nderon me prezencën e tij edhe Prof.Dr. Sali Berisha. Ftohen të gjithë demokratet dhe demokratët e Gjirokastrës të marrin pjesë. Të bashkuar, fitojmë!,” thuhet në njoftimin zyrtar.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.