SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Agroturizmi “Te fuçitë”, kombinim i peizazhit natyror dhe produkteve bio

Një tjetër alternativë për të kaluar fundjavën mund të gjendet në aplikacionin “AgroTime AL”, agroturizëm “Te fuçitë”, i vendosur në krahinën me pjellore të Jugut të Shqipërisë, atë të Lunxhërisë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi, teksa tregoi për këtë pikë agroturistike tha se kjo sipërmarrje e ka nisur aktivitetin me kultivimin e vreshtarisë, 16 vjet më parë, me varietetet e rrushit autokton.

Këtu ofrohet ushqim tradicional shqiptar dhe organik si: vera, rakia, vezët, uthulla, vaji i ullirit, perimet, lakrat e egra, frutat, të cilat janë produkte të vetë fermës”, tha Ekonomi.

Ndërsa vet sipërmarrësi Marsel Sula u shpreh se, në këto vite me pasion dhe shumë dëshirë fale edhe mbështetjes nga qeveria ka ngritur një pikë agroturistike ku përveç peizazhit dhe relaksit ofrohet verë me rrush të varietetit autokton dhe ushqim bio.

Agroturizmi me një klik është aplikacioni i ri “AgroTime AL”, një guidë online për të gjithë ata që duan të vizitojnë fermat turistike, të shijojnë produktet lokale, gatimet tradicionale dhe eksperiencën e posaçme që të ofron fshati përmes kësaj dege të re në zhvillim të turizmit shqiptar./

error: