SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jug: Fluks turistësh të huaj në kalldrëmet e Gjirokastrës

Rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës u mbushën sot nga një fluks turistësh, shumica e të cilëve janë të huaj.

Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau sot në rrjetet sociale pamje nga vizita e turistëve të huaj në qytetin e gurtë, i kthyer tashmë në destinacionin kryesor të tyre.

“Vërtet kroçeret ankorohen në Sarandë, por turistët nuk mund të largohen nga Shqipëria pa vizituar edhe Gjirokastrën. Kur kjo ndodh tani, imagjinoni ç’do të bëhet pas 2 korrikut kur të hapet rruga Kardhiq-Delvinë e Gjirokastra me Sarandën të afrohen akoma më shumë dhe të kenë një ofertë të përbashkët turistike”, shprehet Golemi.

Pikat më të frekuentuara të turistëve janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit etj.

Në periudhën janar-maj të këtij viti qyteti i Gjirokastrës u vizitua nga rreth 10 mijë turistë.

Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.///

error: