SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-FOKUS-Ndahet nga jeta një ndër veprimtaret më të shquara të emancipimit të shoqërisë, të grave dhe vajzave.

Nga Engjëll SERJANI//

Tepelena në zi, Lekdushi në zi, Labëria nē zi. Sot përcillet për në banesën e fundit mësuesja dhe veprimtarja e shquar Sheko Shehu. Kjo grua e urtë, kjo idealiste e pa tundur e bindjeve te saj socialiste, kishte fituar reputacionin e një personaliteti dhe kishte fituar admirimin e vlerësimin e nxënësve dhe qytetarëve të Kurveleshit dhe Tepelenës.

Një labe si Shekua, e donin të gjithe, pamvarësisht nga bindjet e tyre individuale të majta apo të djathta.Një ndër veprimtaret më të shquara të emancipimit të shoqërisë dhe veçanërisht grave dhe vajzave, gjithë jetën e saj deri në moshen 80 vjeçare kur u nda nga jeta, dha deshmi e prova të dashurisë pa fund për vendlindjen.

Kjo grua e urtë e paqësore, tërë jetën ia kushtoi njerzve dhe vendit. Ajo do të kujtohet me respekt e mirenjohje, jo vetem nga familja, të afermit, niprit e mbesat, për të cilët bëri aq shumë për t’i rritur e shkolluar, por nga mbarë bashkëfshatarët lekdushas, mbarë opinioni qytetar tepelenas, nga të gjithë ata që e njohën.Dheu mjaltë për ty Sheko, modeli i gruas së urtë dhe aktive.///

error: