SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jug: Gjirokastra me sezonin turistik më të suksesshëm

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës ka shënuar këtë sezon turistik një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mesazhet e qytetarëve gjirokastritë për sezonin turistik.Duke e cilësuar një qytet të rilindur, Rama tha se ky është sezoni turistik më i suksesshëm, plot me turistë që zbulojnë qytetin magjepsës, ushqimin tradicional e mikpritjen e rrallë shqiptare.

“Që nga muaji korrik ka filluar një lëvizje e lartë e turistëve vendas e të huaj. Një gjë e mirë që nuk ishte bërë vitet e tjera janë aktivitete e shumta në Gjirokastër,  që i kanë dhënë një zhvillim të mirë pazarit. Ka shumë turistë që nëse vijnë njëherë vetë në Gjirokastër sjellin edhe të afërmit e tyre për ta vizituar”, tha një banor.Një tjetër banor shprehet se sezoni i këtij viti është shumë i suksesshëm, ka shumë turistë italianë dhe spanjollë,  me këtë ecuri që ka deri tani ka ecur shume turizmi në Gjirokastër.

“Jemi në pikun e sezonit turistik në Gjirokastër dhe shikojmë një fluks të madh turistësh që vijnë nga të gjitha anët e botës dhe të gjithë janë të interesuar për gatimet tradicionale të Gjirokastrës. Besoj se do të kemi një fluks më të madh në krahasim me vitet e tjera. Ndoshta ka ndikuar edhe rruga që u bë Kardhiq –Sarandë”.

Një banore thekson se “gushti këtë vit kishte një numër me lëvizje të lartë turistësh. Këtë vit kanë ardhur edhe shumë italianë , pasi vitet e kaluara për shkak të pandemisë nuk e  kishin vizituar. U pëlqejnë këto lokalet e vogla , pjatat tradicionale. Ne ofrojmë edhe klasa gatimi edhe ata vijnë të provojnë t’i gatuajnë gatimet tradicionale të Gjirokastrës”.

“Ka pasur shumë turistë italianë, spanjollë, francezë. Tani që do të përfundojë bajpasi dhe parkimi besoj se do të shpëtojmë nga problemet, sepse është frymëmarrje edhe parkimi”, thekson një tjetër banor.

Një i ri shprehet se “ka pasur bum turistësh që kanë qenë të interesuar të vizitojnë Gjirokastrën, e cila është një nga qytetet që preferohet më shumë sa i përket turizmit .Në eksperiencën e tyre kanë ndikuar edhe aktivitetet që ata kanë gjetur në qytet. Ky trend do vazhdojë edhe gjatë muajit shtator e tetor deri ne 20 nëntor Gjirokastra do të gumëzhijë nga turistët”.

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve. Ndër atraksionet kryesore për turistët, përveç Qafës së Pazarit dhe Kalasë, janë edhe muzeumet.///

error: