SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-“Kala Fest” rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme

Kala Fest rikthehet në Dhërmi verën e ardhshme me 5 javë në qershor e në shtator

Kështu, perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike.

Lajmin e dha ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, e cila zhvilloi një takim me organizatorët e “Kala Fest”.

Kumbaro u shpreh se kësaj radhe, shtohet mjedisi dhe riciklimi, me një program të gjelbër.

“Vera s’është edhe aq larg dhe Kala Fest rikthehet në Dhërmi. Ma njoftuan lajmin e bukur organizatorët energjikë të këtij eventi që këtë vit do të zhvillohet për 5 javë në qershor e në shtator”, shprehet Kumbaro në një reagim.

“Ka një risi kësaj radhe: shtohet mjedisi dhe riciklimi me një program të gjelbër, sepse edhe në festa s’duhet harruar rëndësia e ruajtjes së natyrës”, thekson Kumbaro.

“Perla e jugut bëhet epiqendra e të rinjve nga e gjithë Evropa me festivalet dhe organizimet fantastike  Prisni e duroni ç’do shikoni”, thotë Kumbaro.///

error: