SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG-Prani uji në rrugët interurbane të qarkut Gjirokastër, Policia apel shoferëve

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmente të rrugëve interurbane dhe urbane ka prezencë të ujit.Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka fluks të shtuar të automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.///

error: