Presidenti Ilir Meta vizitoi kishën e Leusës, e cila ndodhet në jug të Përmetit, nga ku lugina e Vjosës duket si në pëllëmbë të dorës.Meta ndau pamje nga vizita në këtë kishë, ndërsa u uroi të gjithë shqiptarëve festa të gëzuara.“Sipas traditës, ndeza një qiri, për t’ju bashkuar lutjeve tuaja në këtë sezon festash për më shumë shëndet, mbarësi e gëzime në çdo familje shqiptare! Të keni bekimet e Zotit!”, shprehet Meta.E ndërtuar në shekullin XVII, me afreske dhe gdhendje unike druri të punuara mjeshtërisht, kisha mban emrin e së Tërëshenjtës Mari dhe i kushtohet Fjetjes së saj.Kjo kishë është një atraksion i jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj, një monument i rrallë i trashëgimisë tonë kulturore, që nuk duhet lënë pa u vizituar.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi