SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

JUG: Punë intensive për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës

 Në Ditën Botërore të Lumenjve Kryeministri Edi Rama ndau lajmin se po punohet intensivisht për projektet e Parkut Kombëtar të Vjosës, i njohur e i çmuar botërisht si lumi i vetëm i egër në Europë.

Një ekip me ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë do të ndërmarrë këtë fundjavë një udhëtim studimor të përbashkët, përgjatë lumit të Vjosës dhe degëve të tij.

Përmes një programi pesëditor, do të shqyrtohen të gjithë komponentët kryesorë të sistemit lumor, duke përfshirë degët, zonat e mbrojtura dhe monumentet e natyrës.

Ekspertët do të diskutojnë metodat e zhvillimit të eko-turizmit dhe çdo ditë do të takojnë palët e interesuara, komunitetet lokale, qeverisjen vendore, grupet e interesit dhe OJQ-të duke zhvilluar seanca diskutimesh.

Qëllimi është që të përfundohet puna e dokumentimit deri në fund të vitit 2022 dhe menjëherë më pas të vijohet me shpalljen zyrtare të fazës së parë të Parkut. Kombëtar të lumit të egër Vjosa

Në 13 qershor u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.

Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë një ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.///

error: