SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Jug: Vjosa “Park Kombëtar”, Rama: Trashëgimi e posaçme për brezat që do të vijnë

Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” është një moment historik në marrëdhëniet tona me natyrën dhe një trashëgimi e posaçme për brezat që do të vijnë. Kështu theksoi sot kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar në Tepelenë në kuadër të shpalljes së lumit të egër Vjosa si “Park Kombëtar”.

Rama tha se, “ky është një moment realisht historik në përpjekjen për mbrojtjen e natyrës dhe për transformimin e mendësisë lidhur me natyrën si një hapësirë e përbashkët ku zhvillimi ekonomik, zhvillimi social dhe trashëgimia për brezat që vijnë si një stafetë e mirëqenies, mund të shihet dhe duhet të shihet krejt ndryshe nga sa rëndom jemi mësuar, duke e kërkuar tek shfrytëzimi pa kriter dhe pa karar i natyrës”.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë sepse sanksionojmë atë që kemi dëshiruar shumë qysh në krye të herës, atë për të cilën jemi zotuar kur kemi marrë mandatin për të qeverisur dhe atë që për ta bërë realitet na u desh kohë, pasi nuk është një vendim i lehtë, është një vendim i vështirë për njëmijë e një arsye, shpalljen e Vjosës “Park Kombëtar””, theksoi Rama.//

error: