SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kakavijë. ‘20 euro në pasaportë’, nën hetim 40-vjeçari, tentoi të korruptonte policin

Një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar. Procedimi penal nisi sepse shtetasi E. B., 40 vjeç, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///

error: