Një shqiptar është arrestuar nga pala greke në pikën kufitarë të Kakavijës.Shqiptari i shumëkërkuar që po tentonte të kalonte për në Greqi, është arrestuar nga sektori i kontrollit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.
Shqiptari rezulton me urdhër arresti europian nga autoritetet franceze, i denuar me 6 vjet burg për “rast të veçantë të mbrojtjes së prostitucionit”, “pjesëmarrje në një komplot kriminal” dhe “trafikim i qenieve njerëzore i kryer kundër shumë individëve”.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit