SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kakavijë.Balla dhe Kumbaro: Shërbim të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufiri

  Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilluan së fundi një inspektim në pikën kufitare të Kakavijës, ku mijëra qytetarë kalojnë çdo ditë kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministri Balla u shpreh se, biseduan me oficerët shqiptarë dhe ata grekë, për të mundësuar shërbim të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

“Kemi pasur vit pas viti momente të krijimit të radhëve të gjata në këtë pikë kalimi kufitar. Biseduam me oficerët tanë dhe ata grekë, për të mundësuar shërbim të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit”, theksoi Balla.

Ndërsa ministrja Kumbaro u shpreh se, me Ballën inspektuan punës që bëhet çdo ditë në këtë pikë kufitare.

“Bashkë me Taulantin në inspektim të punës që bëhet çdo ditë në këtë pikë kufitare, që mirëpret e përcjell çdo ditë mijëra vizitorë dhe bashkëkombës. Biseduam me oficerët tanë dhe ata grekë për të mundësuar shërbim më të shpejtë ndaj qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit”, shkroi ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

error: