Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ftuar sot qytetarët që të denoncojnë çdo rast korrupsioni.
Gjonaj ka theksuar se tashmë qytetarët kanë një mundësi edhe më të shpejtë dhe të sigurt denoncimi, teksa ka vënë në dispozicion adresën e e-mail-it: koordinatori.ak@drejtesia.gov.al
“Denonco çdo rast korrupsioni! Tashmë keni një mundësi edhe më të shpejtë dhe të sigurt denoncimi! E-mail: koordinatori.ak@drejtesia.gov.al”, ka shkruar Gjonaj
Gjonaj ka shtuar se, MD ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një kanal denoncimi për veprimet korruptive në institucionet pjesë e Rrjetit Antikorrupsion
“Ministri i Drejtësisë në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit pas konsolidimit të Rrjetit të Koordinatorëve Antikorrupsion, ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një kanal denoncimi për veprimet korruptive në institucionet pjesë e Rrjetit Antikorrupsion, 17 në nivel qendror dhe në tre prej tyre dhe në nivel vendor. Së bashku kundër korrupsionit!”, ka theksuar Gjonaj./atsh///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit