I pranishem ne takimet elektorale te PS ne bashkine e Himares (Qarku Vlore) Damian Gjiknuri , drejtuesi politik i kesaj force ka folur per investimet e kryera nga qeveria socialiste dhe pikesynimet per te vazhduar me keto ritme po edhe me te medha. Nderkohe kandidati per deputet nga Saranda mjeku Niko Kuri ka bere vleresimet e tij dhe sesi ai e ka gjetur veten te kjo parti.

Gjiknuri pohoi se shëtitorja e cila nuk ka qenë 8 vite më parë dhe rruga e Lumit të Vlorës e cila po përfundon e që do të shërbejë si një rrugë strategjike, sepse fshati Qeparo do të jetë qendra ndarëse e fluksit të turizmit në të gjithë zonën e jugut, janë investime të cilat do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e potencialit ekonomik. Gjiknuri pohoi se edhe procesi i legalizimit ka ecur duke u vendosur në rrugën e zgjidhjes.

Kandidati për deputet Niko Kuri, duke falenderuar Partinë Socialiste për besimin në kandidaturën e tij pohoi se nuk u gjend rastësisht në Partinë Socialiste por për faktin se gjen veten tek programi i kësaj force politike si e vetmja alternativë që do të çojë përpara investimet e nisura. Kuri theksoi se “Partia Socialiste është zgjidhja më realiste për 4 vitet e ardhshme, është zgjidhja më e mirë për të gjithë vendin dhe për qarkun e Vlorës”, pohoi kandidati Niko Kuri. Ai u ndal dhe në çështjen e minoritetit grek duke theksuar se ky komunitet ka jetuar në paqe me komunitetet e tjera./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sot mot i paqëndrueshëm, borë në lartësitë mbi 1000 metra
Kulturë. Fenomeni Alban Skenderaj.
Turizmi. Greqi–Shqipëri synohet një fazë e re bashkëpunimi