Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, kandidate e PS-në qarkun Vlorë në zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se “arsimi mbetet një nga sektorët prioritarë, që ka marrë vëmendje të shtuar nga qeveria socialiste”.
Denaj tha se, mbështetja ndaj arsimit do të vijojë edhe në mandatin e tretë të PS-së, ndërsa së fundmi qeveria rriti pagat e arsimtarëve me 15%.“


Në takimin me drejtuesit e shkollave të Sarandës, por jo vetëm, ndamë mendime për projekte të reja dhe për nxitjen e të rinjve për t’u integruar në tregun e punës”, u shpreh Denaj.“
Edhe gjatë mandatit të 3-të do të vijojmë të mbështesim këtë sektor për zhvillimin e tij”, u shpreh Denaj. ///
ME SHUME LAJME
Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
Berisha: SPAK-u seksion i PS, shpresa e vetme kryengritja e fuqishme paqësore popullore
Kultivoi bimë narkotike mes kanioneve në Progonat, arrestohet 57-vjeçari