SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kandidatja Anila Denaj takohet me botuesin e njohur Fatmir Toçi

Kandidatja  per deputete Anila Denaj u takua ne Sarande me  botuesin e  njohur Fatmir Toçi.  “Me Fatmir Toçin, një personalitet i shquar i Qarkut Vlorë, një ish-deputet, një intelektual dhe drejtues i disa shoqatave me shtritje kombëtare e më gjerë, siç janë “Labëria”, “Vllazërimi Kuçiot, “Drita” në Athinë, etj..-u shpreh Denaj pas takimit.

Është kënaqësi sa herë që takohemi sepse kemi mundësi të ndajmë mendime, se si ky rajon mund të zhvillohet më tej me vizionin e një të ardhmeje më të mirë.

Ish deputeti dhe botuesi i njohur Fatmir Toçi nga ana  e tij u shpreh :”Anila Denaj – fisnikëria e një zonje që të bën ta ndjekësh me simpati e admirim në performancën e saj si nikoqire e ekonomisë shqiptare, por edhe tani si deputete e ardhëshme e Kuvendit të Shqipërisë.  Kjo është ndjesia dhe përshtypja që mora këtë fundjavë gjerësisht edhe në Sarandë, Delvinë e Ksamil ku kalova fundjavën me familjen-tha Toçi/SARANDANEWS.AL///

 

error: