Kane zgjedhur token pjellore te Karahaxhit per te mbjelle kanabis, por jane zbuluar se fundi nga Policia,.
Sipas burimeve policore eshte goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, eshte vene ne pranga 1 shtetas dhe eshte shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, gjatë kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur 1 rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Karahaxh, bashkia Finiq.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin S. N., 38 vjeç, banues në fshatin Bamat, Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Sh. T., 54 vjeç, pasi dyshohen se në një sipërfaqe toke, në fshatin Karahaxh, bashkia Finiq, kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, gjatë kontrollit nga Policia u gjetën dhe u sekuestruan rreth 13 kg lëndë bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa. ///- – – –
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri