Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi sot përmes një komunikimi në rrjetet sociale, se Diella, Asistentja Virtuale 2.0 është tashmë pjesë e platformës elektronike e-Albania.
Sipas AKSHI-t, nga sot, do të jetë prezent komunikimi me zë dhe figurë për përdoruesit e platformës e-Albania.
“Tashmë mund të kërkoni shërbimet publike nëpërmjet mesazheve zanore drejtuar Asistentit Virtual. Falë këtij zhvillimi inovativ, i mundësuar nga teknologjitë më të reja Azure OpenAI dhe modelet e inteligjencës artificiale nga Microsoft, ndërveprimi në platformë bëhet më i thjeshtë dhe më i shpejtë”, thuhet në njoftimin e AKSHI-t.
Sipas të dhënave, një vit pas lançimit të asistentit virtual 1.0, me më shumë se 1 milion ndërveprime, e-Albania regjistron një tjetër sukses me Diellën Zadrimore, duke rritur performancën e ofrimit të shërbimeve të administratës publike shqiptare dhe ofruar aksesueshmëri për çdo qytetar dhe biznes.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.