Zani Çaushi, ish-anëtar i bandës së Vlorës, do vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Korçës e rrëzoi kërkesën e tij për lirim me kusht, në një seancë që zgjati më pak se 1 orë. I pranishëm ishte edhe vetë i dënuari me burgim të përjetshëm. Ai ka kërkur që të lirohet me kusht, ne pretendimin se ka shlyer 1/3 e dënimit, dhe se gjatë periudhës së dënimit është sjellë mirë. Po ashtu, në një seancë paralele ai kërkon që të transferohet në një burg me siguri më të ulët, dhe jo të qëndrojë në atë të Drenovës.
Zani Çaushin, nje nga ish kapot e Vlores eshhte nje personazh i famshem ne Vlore po edhe ne Sarande. Anijna famekeqe “Katri i Rades” e cila perfundoi tragjikisht ne ujerat italiane duke shkaktuar vdekjene tragjike te dhjetra shqiptareve mes te cileve dhe femije, zanafillen e udhetimit drejt Vlores e kishte ne Sarande. Ajo sherbente per praktikat e kontrollit te anijeve ne Gjirin e Sarandes, Ne kushtet e renies se shtetit Katri i Rades u trafikua nga bandat nga Saranda ne Vlore. Sipas burimeve te SARANDANEWS.AL, ato dite te marsit tragjik 1997, Zani Caushi mberriti ne Sarande .///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.