Këshilltari veteran Gjergji Imeri do të paraqesë së shpejti në Këshillin Bashkiak propozimin për akordimin e një Titulli: “Hasan Tahsini” i cili do të jepet çdo vit nga Bashkia Sarandë.
Idea e këtij Titulli u publikua për herë të parë gjatë ceremonisë së 34-vjetorit të Shoqatës “Çamëria”. Gjatë kësaj ceremonie përkujtimore të themelimit të Shoqatës Patriotike Atdhetare “Çamëria” në Sarandë, u theksua se ky Titull duhet të shpërbejë për nxitjen e vlerave kulturore dhe atdhetare në këtë trevë.
Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë Sarandë, Gjergji Imeri, bëri të ditur se shumë shpejt do të propozohet në Këshillin Bashkiak projekt vendimi që Bashkia Sarandë, çdo vit, të akordojë titullin akademik “Hasan Tahsini” për personalitete të spikatura në disa fusha kulturore.
Parashikohet që ky Titull të shoqërohet edhe me një shpërblim financiar me synim promovimin e vlerave kulturore dhe atdhetare të zonës.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.