Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje për projektligjit e hedhur për diskutim se “Mbajtja e dy ose më shumë martesash në të njëjtën kohë, apo bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.
Në një intervistë për Top Albania Radio, Hoxha tha se kodi i ri prek te dyja gjinitë, si dhe të huajit, ndërsa tha se jepen edhe dënime alternative apo qortime. “Me kodin e ri, nëse miratohen ndryshimet, nuk lejohet bigamia. Bigamia, lidhja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë dënohet. Pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga 6 muaj në 4 vjet. Kjo është për të dyja gjinitë, do të përfshijë dhe të huajit.
I kanë hyrë me themel kodit penal. Ka edhe dënime alternative, edhe qortime. E vendos gjykata… Duhet të jesh thellësisht i penduar për atë që ke bërë…”-tha gazetarja Anila Hoxha.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit