SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kolona LETËR Kolonelit. Foto-vëzhgim në dy pamje. Nga trotuar cirku, në kurim më normal

Eh, i nderuri Kolonel,

Në rubrikën e sotme po fokusohemi në një “vogëlsi” nga ato që kushtojne edhe jetë njeriu.

Sa here të ka rastisur Kolonel i dashur, me atë me atë merakun tënd për sigurinë publike të kalosh në Sarandë te ky biçim trotuari! Sa herë? Pothuaj përditë. Por vetëm Zoti dhe rastësia kanë bërë që nuk janë shënuar aksidente me jetë njeriu.

Si mund të jetë një trotuar në qytetin turistik të Sarandës vetëm 25-30 cm i gjerë? Vetëm për balerinat që ecin me një këmbë në kërcim?!

Kjo pamje Kolonel, është fiks në zemrën e rrugës Nr.4 apo, aty, ku vetëm pak me tej ndodhet ish Agjencia dhe Sheshi imagjinar i saj , i tkurrur nga ndërtimet e bumit turistik te Sheshi “Geraldina” që ju Kolonel e dini mjaft mirë ku ndodhet se ke qenë edhe dëshmitar aktiv në vendimarrjen bashkiake.

Historiza e këtij biçim trotuari, nisi vite e vite me parë, në “demokraci” kur një qytetar e ndërtoi këtë objekt fillimisht si lokal e banese-hotel. Shkelja e kondicionieve ndërtimore për objektin publik -trotuar për kalimtarët, aqshiqare dhe në dritë të diellit, këtu u zbatua sipas FORMULËS : SA MË E MADHE SHKELJA -AQ ME E MADHE LLOMKA E PARAVE NËN DORË TE ZINXHIRI I ZYRTARËVE që e kishin në dorë me symbyllje këtë copëz infrastrukture publike në qytet.

POR, duket se tani ka një vullnet për të korrigjuar disa formula, apo për të zbatuar kriteret ligjore.

E di zoti Kolonel, që mund të thuash me vete:

E more Bejto Gërxhuni, nuk shikon ç’bëhet në Tiranë që Kushtetuesja ia menderosi edhe zotit President, madje, edhe vet Fort Lartësisë së Tij, Zotit Kryeministër, po vete e merre me ca punë trotuaresh publike që paradalojnë aksidente!

Po une i nderuar Kolonel, kështu e gjykoj. Dhe uroj që Drejtoria e Shërbimeve në Bashkinë e Sarandës, sot, ndryshe nga SYMBYLLJET e homologëve të saj nëpër vite, të korrigjojë dora-dorës disa “vogëlsira” të tjera me hapësirat publike në qytetin tonë të dashur .///

error: