SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Koment – 60 vjet më parë ajo ikte përgjithmonë

– E lindur Norma Jeane Mortenson, Marilyn Monroe ishte një seks simbol i viteve 1950 dhe 1960 dhe një nga figurat kryesore publike të epokës që la një gjurmë të qëndrueshme në kulturën pop, sipas Euronews.

Një modele, aktore dhe këngëtare, Monroe mbahet mend 60 vjet pas vdekjes së saj, më 4 gusht 1962, si një grua e sjellshme me një shpirt bujar.“Kushdo që e njihte me të vërtetë, as që e kishte menduar në termat e një ‘bombë bionde’. Ata e panë atë si një person të dashur dhe shumë të kujdesshëm”, thotë Greg Schreiner, president i klubit të fansave ”Marilyn Remembered”.

Karriera e saj e aktrimit ishte e suksesshme, ajo luajti në rreth 30 filma përfshirë ”Some Like it Hot” dhe ”Gentlemen Prefer Blondes”.Megjithatë, ishte jeta e saj personale ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e shtypit.Monroe ishte martuar tre herë, më e famshmja me yllin e bejsbollit, Joe DiMaggio dhe skenaristin Arthur Miller.Ndërsa publiku ishte mësuar ta shihte në ekran si “bjonde seksi”, Marilyn e jetës reale ishte shumë ndryshe.

“Unë mendoj se publiku mund të ketë keqkuptime”, shton Schreiner.“Sigurisht, studioja promovoi imazhin e saj si një bjonde memece. Ajo nuk ishte aspak memece. Ajo ishte jashtëzakonisht e zgjuar. Kur lexonte libra, ajo lexonte filozofë dhe libra shumë të zgjedhur. Ajo nuk po lexonte kurrë një roman të lehtë”, thekson Schreirer.

Pra, çfarë ishte ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut?Ishte pamja e saj? Talenti i saj në aktrim? Jeta e saj e trazuar personale?Disa ekspertë mendojnë se kjo është për shkak se ajo përfaqëson një moment në histori ku pati një ndryshim masiv kulturor.Kanë kaluar gjashtë dekada nga vdekja e saj, megjithatë Monroe është ende një ikonë globale, e imituar shumë nga të famshëm të ditëve të sotme.

Monroe vdiq nga një mbidozë medikamentesh në moshën 36-vjeçare, duke i lënë fansat të pyesin se çfarë mund të kishte arritur nëse do të kishte jetuar.Ekspertët thanë se shkaku i vdekjes ishte vetëvrasja – një fakt që shumë fansa e kundërshtojnë – duke pretenduar se mbidoza ishte ndoshta aksidentale./ ///

error: