Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, reagoi lidhur me vendimin që dha Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e cila konfiskoi pasuri me vlerë 5 milionë euro të disa prej të dënuarve të dosjes 339 për laboratorin e heroinës në Brenogë të Hasit.
Në reagimin e saj ambasadorja Kim thekson se pret që SPAK të japë sa më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Bazuar në informacionet e Administratës Amerikane kundër Drogës (DEA), SPAK hetoi me sukses një organizatë të madhe kriminale, duke çuar në burgosjen e 17 trafikantëve të drogës dhe konfiskimin e pasurive me vlerë 5 milionë euro. Shpresojmë të shohim SPAK të arrijë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shprehet Kim.
Më datën 3 shkurt ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë i procedimit penal në ngarkim të pandehurve Gjevi Ndoka, etj. Në përfundim nga gjykata janë deklaruar fajtorë të gjithë të pandehurit e akuzuar nga Prokuroria e Posaçme.
Për dy nga të pandehurit është dhënë vendim fajësie edhe për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309 377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shtatëdhjetë e shtatë pikë nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milionë euro.
Nga hetimi dhe shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se të pandehurit kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim përvetësimin e pasurive të paluajtshme, të shtrira në pesë zona bregdetare të rrethit Lezhë: Ishulli Shëngjin, Kune-Vain, Ishulli Lezhë, Mali i Shëngjinit dhe Mali i Rrencit. Pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë vepruar me një mënyrë organizimi në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe kanë përfituar sasi të mëdha pasurishë të paluajtshme, të cilat jo vetëm që nuk janë tokë bujqësore, por rezultojnë të jenë vijë bregdetare rërë, sipërfaqe lagunash, kënetë, kanal, pyje, kullotë.
Rezulton se pjesëtarët e këtij grupi kriminal gjatë veprimtarisë së kundraligjshme të tyre kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve të pronësisë me forma të ndryshme,duke paraqitur të dhëna të rreme në përmbajtje të dokumenteve të pronësisë, kryerja e veprimeve juridike fiktive si “dhurim, shkëmbim, shitje”, ndryshimi i zërave kadastral në kundërshtim me ligjin, ku edhe pse pasuria në të vërtetë është pronë shtet, pyll, kënetë, ranishtë, kanal, pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë hartuar dokumentacionin sikur këto janë toka arë, bujqësore, duke i trajtuar më pas si objekt i Ligjit Nr. 7501 “Për Tokën”, me qëllim që këto prona të shkonin në përfitim të anëtarëve të grupit kriminal. Pas përfitimit të këtyre pronave, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin si qëllim përvetësimin e pasurive në favor të tyre duke përdorur emrat e individëve të komuniteteve rurale apo qytetit Lezhë, në emër të të cilëve i regjistronin fillimisht këto pasuri dhe më pas këto pasuri të përfituara në mënyrë të paligjshme kalonin përsëri tek anëtarët e grupit kriminal me anë të veprimeve noteriale fiktive që paraqiten si kontrata dhurimi apo shitje formale fiktive. Në këtë aktivitet kriminal janë përfshirë disa funksionarë shtetëror, të cilët janë deklaruar fajtor nga Gjykata./ATSH///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit