Kryeministri Edi Rama tha sot se “subjektet ose duhet t’i dhurojnë m2 që kanë ndërtuar me qëllim fitimi, ose t’i parablejnë nëse duan t’ua japin klientëve të cilëve ua kanë shitur, por me një çmim më të shtrenjtë, ose do t’u konfiskohen. Në të gjitha rastet kjo nuk e përjashton procesin me drejtësinë dhe në të gjitha rastet do të paguajnë edhe gjobën plus”.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Rama tha se “bëhet fjalë për çmimin e tregut, jo për çmimin e deklaruar plus një koeficient dhe kjo varion nga zona në zonë sepse çmimi i tregut varion nga zona në zonë. Këto janë të gjitha të përcaktuara”.
“Përfitoj nga rasti të them që jam shumë i keqardhur dhe i mëshiroj të gjithë ata që vazhdojnë i bien fyellit në një vrimë që s’ka asnjë lidhje me thelbin dhe rezultatin e kësaj nisme. E para këtë problematikë, ndryshe nga të tjera, nuk e ngriti as politika, as media dhe fatkeqësisht këtë problematikë as drejtësia, por e ngritëm ne. E ngritëm ne për një arsye shumë të thjeshtë sepse asnjë nga ata të cilët ndërtojnë metra katrorë për qëllim fitimi nuk na mban dot të lidhur nga asgjë”, nënvizoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “kjo masë rrëzon të gjithë mitin e pazareve dhe të gjithë legjendave urbane të fshehjes sime apo tonë prapa kullave dhe pallateve, se po të ishte kështu as ju nuk do të kishit marrë vesh gjë askush tjetër dhe drejtësia që duhet të veprojë në nivelin e prokurorive të rretheve që janë larg së qeni të reformuara do të kishte vazhduar të bënte atë që ka bërë”.
“Arsyeja pse ne kemi dalë në këtë konkluzion dhe jemi detyruar të futemi vetë për të ekzekutuar këtë vendim rezultatet e të cilit do t’i shikoni ditë pas dite që tani sepse po dorëzohen subjektet se e kuptojnë që nuk kanë më rrugë shpëtimi dhe nuk e gjejnë dot më tek prokurori i radhës dorën e shtrirë për të marrë bakshishin e radhës për të mbyll çështjen. Ne kemi bërë një reformë për të pastruar prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar shumë prej të cilëve akoma janë në radhë për të hyrë në fshesën e vetingut, fuqia e tyre ka mbaruar”, theksoi Rama./atsh///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim