Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura me nisjen e vitit të ri shkollor ka rifilluar edhe programin “Edukimi Mjedisor”, për ndërgjegjësimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi mjedisin.

Në kuadër të Ditës Botërore të Turizmit, stafi AdZM Lezhë zhvilloi orë mjedisore me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Kolec Mekshaj”, ku u promovuan disa nga atraksionet turistike, pjesë e zonave të mbrojtura.
Nëpërmjet vizatimit, nxënësit pasqyruan formën sesi ata i konceptojnë zonat e mbrojtura, si dhe mësuan më shumë mbi mënyrat për të shpëtuar mjedisin duke zvogëluar ndikimin e tyre në mjedis dhe se ndryshimi fillon me veprimet e një individi.Me ndihmën e shembujve konkret nxënësve iu dhanë këshilla se çfarë të bëjnë në jetën e tyre të përditshme dhe u inkurajuan që të informojnë edhe të tjerët për këtë.
Me anë të këtij programi pritet një rritje e ndërgjegjësimit mjedisor të brezit të ri në komunitetet e vizituara.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI