SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KONISPOL/ Fermeret perfitojne traktore nga programi IPARD.Ministri Cuci ne Xarrë

28 Nëntori i këtij viti ka qenë i veçantë për nente fermerë nga Bashkia e Konispolit dhe një, nga Bashkia e Delvinës. Diten e sotme ata kanë përfituar nga 1 zetor së bashku me agregatë të tjera bujqësore, falë projektit të IPARD, një bashkëpunim i Bashkimit Europian dhe qeverise shqiptare.

Në ceremoninë e dorëzimit të makinerive bujqësore, të cilat janë prodhim i vitit 2020, ishte i pranishëm Ministri i Bujqësisë Bledi Cuci dhe zv. ministri Dhimiter Kote.

Fermerët të cilët përfituan zetorët e rinj janë shprehur se për ta është një kënaqësi që kjo dhuratë vjen në ditën Kombëtare të Pavarësisë, pasi janë paisje të cilat përmirësojnë dhe lehtësojnë ndjeshëm punën dhe rritin sasinë e prodhimit.

Zona e bashkisë së Konispolit është prodhuesja me e madhe ne vend e mandarinave dhe agrumeve, prodhime me destinacion tregun vendas dhe eksportin ne Kosove dhe disa vende te BE-s.

Gjatë këtij viti prodhimi i mandarinës pritet të shkojë deri në 50 mijë tonë.///R-SR//SARANDANEWS.AL///

error: