SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

KONISPOL-Kandidatja e PD ne Xarrë: Me Bashën kryeministër s’do t’ju ngelet asnjë kilogram agrume pa shitur.

Kandidatja për deputete e PD-s ne Qarkun e Vlorës Ina Zhupa, takoi fermerët e mandarinave, në Mursi e Xarrës në bashkine Konispol.

Pasi dëgjoi rekomandimet e tyre, Zhupa adresoi një premtim për gjithë fermerët ku siguroi se nuk ka për të ngelur asnjë kilogram produkte të pashitura. Zhupa tha se krydemokrati Lulzim Basha do t’ju shpërndajë para që ata të mos falimentojnë.

Zhupa ka pohuar faktin se rrugaa Kardhiq-Delvine nisi ne vitin 2008, ne vitet e qeverisjes se Partise Demokratike.

“Ne nisëm tunelin e Kardhiqit qe ju lehteson shume juve punën, lehteson edhe gjithe qarkun tone, qarkun e Vlores, keta kane 8 vjet që nuk e bitisën dot. Kane 8 vjet që nuk kanë një bilanc që të thonë: ne kemi bërë keto rruge, ju kemi dhënë kaq para për subvencione, ju kemi dhënë kaq para për naftën,etj etj . Keta s`kanë bilanc.

Tani ti si mund të më vish të më kerkosh voten ? Kur ti nuk ke bere asgje ne 8 vjet?! Une s`jam budalla qe te genjehem qe te jap edhe 4 vjet te tjera që ti te pasurohesh dhe pastaj ti thuash qe s`kam para te te jape. Se ju jeni vete pronar shumica dhe keni punetoret tuaj. N.q.s një punëtor ju gënjen për 8 vjet, ju vjedh produktet, nuk ju hedh plehun, ju mashtron, ju prish punë do ta merrnin prap ne pune ? S`do ta merrni, do ta perzini. Keshtu duhet të bëni edhe me Edi Ramen! Do ta beni per te miren tuaj dhe do ta perzeme të gjithë bashkë që te arrijme te fitojme keto plane konkrete qe kemi bërë.

Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipermarrjen e tij ekonomike, Numri Personal i Identifikimit do të jetë NIPT-i i fermerit. Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi. Asnje kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me cmimet më të ulta në rajon“, thotë Zhupa.///

error: