SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Konispoli zbukurohet për festat e fundvitit

Nga Eva XHAJANKA

Atmosfera e festave të fundvitit ka përfshirë qytetin e Konispolit në jug të vendit, i cili është zbukuruar me drita dhe dekorime shumëngjyrëshe, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe festiv për banorët dhe vizitorët.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga qendra e Konispolit, të zbukuruar anekënd, ku pema e Vitit të Ri, e ndriçuar me drita, është kthyer në qendër të gëzimit për fëmijët.

Shkëlqimi i dekorimeve dhe atmosfera festive kanë sjellë momente gëzimi, veçanërisht për më të vegjlit.

Atmosferës festive i është shtuar edhe prania e plakut të Vitit të Ri, që ka krijuar çaste të gëzueshme për fëmijët në sheshin e qytetit.

Bashkia e Konispolit është zbukuruar me drita dhe ornamente festive, duke i dhënë qytetit një pamje të veçantë në këtë periudhë të fundvitit.

error: