SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kontrabandimi i emigrantëve, 5 roje bregdetare në pranga.

“Shperdorim detyre” eshte akuza qe rendon mbi 5 roje bregdetare ne Vlore te cilet jane vënë ne pranga nga organet ligjzbatuese sepse kanë toleruar të largohet drejtuesi i nje mjeti lundrues qe po transportonte migrante nga vendet e treta drejt brigjeve te Italise . Mesohets e vepra penale eshte konsumuar ne vendin e “marrjes së ngarkesës” , ne grykederdhjen e lumit Vjosa ne det.

Policia beri sot te ditur se në kuadër të operacionit për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kontrabandim të migrantëve nga vendet e treta në drejtim të Italisë, i zhvilluar 4 muaj më parë, janë vënë në pranga, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, kryer në bashkëpunim, 5 shtetas të shpallur në kërkim, me detyrë roje bregdetare.

Mesohet se te arrestuarit jane te moshave nga 23 deri ne 54 vjeç. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë̈ Vendore të Policisë̈ Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë̈ së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një̈ pune intensive hetimore disamujore, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, bënë ndalimin e shtetasve: B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë. R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë. B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë. S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë. A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë.

Policia sqaroi se “Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas, me detyrë roje bregdetare të Forcës Detare, gjatë operacionit për goditjen e tentativës për kontrabandim në drejtim të Italisë̈, të migrantëve nga vendet e treta, në grykëderdhjen e Vjosës, dyshohen se gjatë evakuimit të personave në bordin e mjetit lundrues, kanë shpërdoruar detyrën, duke mos siguruar shoqërimin e të gjithë personave të evakuuar gjatë operacionit, konkretisht drejtuesin e mjetit lundrues (gomone), i cili ka mundur të largohej, shtetasin E. L.(A.), një ndër tre të arrestuarit nga Policia, në muajin janar.

Tashme, materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë̈ pranë̈ Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.///SARANDANEWS.AL///

error: