SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kostar/Minoritet grek. Merr fund “legjenda” e ujit./ Përurohet ujësjellësi.

/RADIOREPORTAZH, transmetuar në Radio”Saranda” nga Panajot Boli//10.06.2020//

Ishte dita më e bukur dhe më e gëzuar sot për banorët e Kostarit. Bënë realitet një endërr shekullore: ujin në çdo shtëpi, 24 orë. Në këtë gëzim ishte i pranishëm kryetari i Bashkisë Finiq , Kristo Kiço, përfaqesues nga konsullata greke në Gjirokastër z. Mihelis, pushtetarë vendorë,etj,. Në depon qendrore Kiço dhe Mihelis prenë shiritin e veprës.

“Realizuam një endërr për ju, qe është jetë dhe zhvillim, në sajë të një bashkëpunimi të shkelqyer me kryesinë e fshatit dhe vëllazërinë e tij në Greqi. tha kryebahskiaku Kiço.- Shembullin tuaj ta ndjekin edhe fshatra të tjerë. Ju jap një lajm të mirë se filluam ujësjellësin e Merkos , një vepër madhore , qe do të furnizojë 13 fshatra të Livadhjasë- theksoi Kiço.

Ndërsa z Mihelis tha se “Uji është kulturë, jetë, zhvillim . Ju treguat ndjenjen e bashkëpunimit, solidaritetit, dashurinë për fshatin,dhe kjo ndjenjë e unitet të forcohet për të mirën tuaj , të fshatit dhe të vendit.”

Vepra kushtoi mbi 30 milionë lekë nga të cilat 10 mijë euro, eshte kontribut i vetë fshatit nga 100 familje. U ndertuan tri depo uji. Vendmarrja e ujit ndodhet rreth 1600 m larg .Per perfundimin e kesja vepre u hapen qindra m linear kanale ku u shtrinë tubacionet, u vendos pompa dhe një transformator,.

Tashme edhe linja në çdo shtëpi me sahatet matese, eshte perfunduar . Banorët kane shprehur mirënjohje për Bashkine dhe drejtuesine saj Kristo Kiçon për mbajtjen e premtimit.

“Sot hapim çezmat në shtëpi dhe na duket si endërr -thonë disa gra të moshuara.

Ndersa banori Stavro Çeko shprehet se me pare, kanë ardhur deputetë, kryetarë të pushtetit vendorë na kanë premtuar. Asnjë s’e mbajti fajalën. Shumë banore u shprehen se uji ka qenë “mundimi i tyre më i madh në jetë”.

Historikisht Kostari eshte furnizuiara vetem nga dy burime me pak ujë Atje, nder dekada e shekuj banoret prisnim radhën dhegrate me bucela ngarkuar ose me kafshë , e çonin ujin në shtëpi.

“Shpesh edhe fëmijët këtu në çezmë , prane burimit i lanim, tregoi nje e moshuar”///

error: