Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi mëngjesin e sotëm se ka përfunduar vlerësimi i votave për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) në 12 qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Dibër, Durrës, Berat, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Tiranë
93 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) numëruan dhe vlerësuan fletët e votimit për 5225 qendrat e votimit.
Aktualisht më të votuarit në qarkun e Tiranës nga PS janë Blendi Gonxhja me 21,809 vota, Erion Braçe me 20,261 vota, Ervin Hoxha me 18,764 vota, Fatmir Xhafaj me 12,453 vota, Ornaldo Rakipi me 9,442 vota, Anila Denaj me 8,656 vota dhe Blerina Gjylameti me 5,715 vota.
Ndërsa nga PD Jorida Tabaku ka marrë 18,850 vota duke siguruar mandatin e vetëm nga lista e hapur.
Një ditë më parë, kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu bëri thirrje partive politike që të nxisin numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të për përfundimin e procesit të numërimit të votave brenda afatit ligjor që ishte në mesnatë.
Sipas Celibashit nuk ekzistonte asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllej brenda këtij afati.
Ndërkohë kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat nga diaspora për kandidatët, pasi votat nga jashtë vijojnë ende të numërohen.(Gjergji MIMA)///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.