SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krane-Syri i Kaltër.Punime në segmentin rrugor.

 Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se në vijim të punimeve për rehabilitimin e aksit rrugor Krane-Syri i Kaltër, të cilat janë në fazën e asfaltimit është i nevojshëm bllokimi i plotë i këtij segmenti gjatë natës nga data 01.12.2024 deri më 08.12.2024 nga ora 21:00 deri në 06:00.

Bllokimi i rrugës do të bëhet për segmentin Ura e Kranesë deri në Jorgucat dhe anasjelltas.

Sipas ARRSH-së, përgjatë këtij orari përdoruesit e këtij segmenti mund të ndjekin rrugët alternative, si rruga e vjetër e Delvinës apo aksin e ri rrugor drejt Urës së Kardhiqi.///

error: