SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi takim me drejtuesit e prokurorive Gjirokastër dhe Sarandë

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, ka zhvilluar takimin e radhës me drejtuesit e prokurorive të rrethit Gjirokastër dhe Sarandë. Ai është njohur nga afër me problematikat e përditshme të punës së prokurorive në rrethe.

Hartimi i dy Rregulloreve atë për Lëvizjet Paralele dhe Ngritjen në Detyrë ishte një ndër pikat më të rëndësishme të diskutimit, ku me propozim të Ibrahimi, u dakordësua për një gjithëpërfshirje më të madhe të prokurorëve dhe Këshillit në këtë proces.

Me interes të veçantë është trajtuar edhe një ndër problemet më të shpeshta siç është shtimi i numrit të oficerëve gjyqësorë pranë prokurorive. Nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë dhe efektiv mes oficerëve gjyqësore dhe prokurorëve, dhe  ngarkesa e punës sidomos në këto dy prokurori, ishte gjithashtu ne fokusine takimit te punes

Në takim u diskua gjithashtu edhe mbi nevojën për një mirë-menaxhim të imazhit të sistemit të prokurorisë në tërësi. Nevoja për komunikimin publik dhe rëndësia e kultivimit të imazhit të institucionit për hir të sigurisë dhe reputacionit të imazhit të prokurorit ishte ajo çka kreu i Këshillit i propozoi drejtuesve të Prokurorive, për të rritur besimin e publikut si dhe për të përmirësuar punën e përditshme të prokurorëve.///

 

error: