SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krimi mjedisor. Kontrollet për ndotje në Llogara çojnë në ndjekje penale

Llogara/Vijojnë kontrollet intensive nga shërbimet e Policisë, në të gjithë qarkun, kryesisht në zonat e mbrojtura, për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Procedohen penalisht 3 shtetas (administratorë restorantesh), pasi kanë ndotur mjedisin, duke hedhur mbeturina, në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, bazuar edhe në informacionet e marra se disa shtetas hidhnin në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”, mbeturinat e krijuara nga aktivitetet në restorantet që administronin, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mbeturina të ndryshme, që dyshohet se janë hedhur nga administratorët e 3 subjekteve (restoranteve) në zonën e Llogarasë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet proceduralet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 3 administratorët e subjekteve, shtetasit B. D., T. D. dhe G. D, të tre banues në Dukat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë krijuar ndotje në këtë zonë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit mbetet e vendosur në misionin e saj, për evidentimin e çdo veprimtarie të paligjshme që ndot mjedisin dhe ndëshkimin e shtetasve përgjegjës. ///

error: