“Kriminel”, “gënjeshtar”, “skizofren”, “i korruptuar”, “vjedhës”, “kreu i mafias”, “tradhtar”, “bedelë”, “pusho”, “gjel deti Peqini’, “pa atdhe”, “pa din e iman”, “të pafe”, “të shitur”, “të pafytyrë”, “po të kishit fytyrë”, “si s’ju vjen turp”, “ju kanë tërhequr prej hundësh”, “jeni të mallkuar”, “ju jeni ca të mbaruar”, “je aksident”, “baltosës”, “bartësit e mallkimit që nga 1912”, “nuk kuptoni pse jeni këtu”, “mblidheshit si dele dhe blegërinit”, “gojën e keni të shkëputur nga truri”, “kastravecë do dilni nga kjo histori”, “s’keni flamur”, “jeni turpi i tyre çdo ditë që hapni gojën”, “s’lini dy gurë bashkë”, “ju kanë futur një dru që s’e merrni veten më”, “s’dilni dot nga psikoza e bishtit”, “gjykata, sportel për të rritur pazarin”, “je si miza në të ndenjurat e kalit”, “mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit”, “foltore politike e katundit mizerabël”, “katundarët më mizerabël mes nesh”, “s’keni histori”, “s’keni dinjitet”, “i bëni hije kot kësaj toke”, “kastravecë”, “me baltë”, “turpëroni vendin”, “poshtëroni të gjallë e të vdekur”, “personalizim i tradhtarëve”, “gjel me shtyp”, “pulë të shtypesh”…..
Nuk janë sharje të dehurish në rrugë, as fjalor individësh të rastësishëm, – fatkeqësisht janë epitete të marra nga fjalimet parlamentare në seancën e datës 9.11.2022, e cila kishte në rend dite debatin mbi buxhetin e shtetit 2023 dhe ishte seanca e parë pas debateve kritike në parlamentin britanik për emigrimet masive nga Shqipëria!
Në çdo parlament serioz termat kryesorë do të kishin qenë debati për taksa, tatime, investime, shkencë, infrastrukturë, energji, arsim, integrim, reforma, antikorrupsion, etj, terma që dje në përgjithësi nuk u dëgjuan!/CNA///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.