SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kristo Kiço emërohet NënPrefekt i Sarandës.

Sot është emëruar NënPrefekti i ri i Sarandës.

Ai është Kristo Kiço, ish Kryebashkiak i Finiqit dhe më parë, zëvendëskryetar Bashkie i Sarandës.

Prezantimi i Nënprefektit të ri u realizua sot në orën 12.00 në një nga mjediset e Bashkisë Sarandë nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Balla e vlerësoi figurën e Kristo Kiços si një intelektual i spikatur me origjinë nga minoriteti etnik grek.

Ne ceremoninë e thjeshtë të prezantimit të NënPrefektit të ri ishin të pranishlm edhe Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj , Kryebashkiaku Oltion Çaçi, npënprefekti i Delvinls Agron Kohila si dhe zyrtarë vendorë nga rajoni i Sarandës./sarandaNews.al///

error: