SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë.Kryebashkiaku Çaçi, vlerëson situatën parandaluese kundër zjarreve dhe kundër trafikimit të kanabisit

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi, ka thirrur sot një tryezë sensibilizuese për të vlerësuar situatën parandaluese kundër zjarreve dhe kundër trafikimit të kanabisit.

Në këtët tryezë pune kanë qenë të pranishëm zyrtarë bashkiakë, përfaqësues nga sektori i Repartit Zjarrfikës dhe Enegjencave Civile, nga Zyra e Bujqësisë, Zonat e Mbrojtura, kryetarë të fshatrave, Gjashtë, Metoq, Shelegar e Çukë, njerëz të mediave etj,.

Ka qenë i pranishëm dhe ka diskutuar edhe Shefi i Komisariatit të Policisë në Sarandë, Geraldi Toska.

Deri më sot Saranda ka një situatë pozitive për shmangien dhe parandalimin e rasteve të zjarreve po edhe të kultivimti të kanabisit,- theksua në tryezën e Sarandës me fokus këto problematika.

Duke theksuar punën e përditshme për vlerësimin e situatës për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarri si dhe luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, kryebashkiaku Çapi vuri në dukje se është shumë e rëndësishme informimi i përditshëm në kohë dhe interaktiv nga të gjitha burimet .
Për këtë periudhë informuese, sipas shefit të Komisariatit të Policisë Geraldi Toska, Saranda ka patur vetëm një rast të kultivimti të kanabisit me 25 rrënjë, rast i cili është goditur nga Policia dhe po mbahen në vëzhgim edhe një rast tjetër.

Në takimin e sotëm iu kushtua një rëndësi edhe informimit dhe ndërgjegjësimit që bëhet për këto probematika nga ana e mediave.

“Krahas punës që po bëhet aktualisht kundër këtyre dukurive , është i rëndësishëm edhe roli informues dhe ndërgjegjësues si një kontribut nga ana e mediave”-theksoi gjithashtu në takimin e mësipërm, Eliana Shkurti, drejtore e Kabinetit të Kryetarit dhe zëdhënëse e Bashkisë ./sarandaNews.al///

error: