SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryemadhi me gratë naftëtare në grevë: Forma e vetme që të dëgjoheni, si djegia e mandateve tona

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës që zhvilloi në Fier, ka takuar edhe gratë naftëtare që ndodhen në grevë urie.Në bisedë me këto gra, Kryemadhi tha se nuk dëshironte të përfshihej politikisht, pasi “kjo edhe keqkuptohet”.Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi e krahasoi pozitën e naftëtarëve me atë të opozitës kur vendosi të djegë mandatet, me argumentin se kjo është forma e vetme që të dëgjohen.

“Ne e kemi më të vështirë si gra të vijmë se përfshihemi emocionalisht. Të jesh grua në shtëpi, të mbash fëmijët e punët por të punosh edhe në naftë dhe të mos paguhesh…

Unë mendoj për zgjidhjen e cila nuk është vetëm te pagat, por te vazhdimësia e cila është ndër gjërat e panegociueshme. Njerëzit nuk e dinë pse jeni në në grevë urie. Njerëzit nuk e dinë që kjo ka ndodhur me një firmë”, u shpreh Kryemadhi.“Unë e kam thënë 100 herë. Tani të bie detyra si grua. Ne jemi të shkolluara enkas për naftën. Mami i Kejdit i di mirë këto se ka punuar te kjo uzinë me ne”, u shpreh një nga gratë naftëtare.///

error: