Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka siguruar 1 milion vaksina të tjera antikovid, ndërsa sot në Rinas vijnë 192 mijë vaksina.
Në një video të publikuar nga Kryeministri Rama shfaqen pamjet nga nisja e një sasie vaksinash nga Stambolli për në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Sipas Kryeministrit Rama Shqipëria ka kontraktuar për momentin gjysëm milionë doza brenda 60 ditësh.“Kemi siguruar 1 milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milion doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, – shprehet Rama.Kryeministri Rama zhvilloi dje dhe sot një vizitë zyrtare në Turqi, për të finalizuar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave anticovid. //atsh///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.