SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama reagon pas sulmit kibernetik në faqet qeveritare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik në faqet qeveritare në vendin tonë.

Rama shprehet se kundërofensiva po rezulton e qëndrueshme dhe sipas tij agresori është në tërheqje.

Ai shton se nëse nuk do të ketë surpriza të tjera shërbimet do të rikthehen shumë shpejt.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme!

Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt!”, shkruan Rama.///

error: