SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri grek: Në dhjetor 2020 nis shpërndarja e vaksinës anti-COVID në BE

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis njoftoi se në muajin dhjetor 2020 nis shpërndarja e vaksinës së porositur për popujt e Bashkimit Europian për COVID-19.

Deklaratën, kreu i qeverisë greke e bëri në selinë e tij në Athinë duke dhënë detaje të tjera mbi këtë vaksinë.

Ai tha se vaksina po prodhohet nga AstraZeneca dhe shtoi se Bashkimi Europian me fondet e përbashkëta ka parapaguar dhe rezervuar 300 milionë vaksina.

Këtu Micotakis theksoi se në dhjetor do të shpërndahen dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

“Bashkimi Europian e arriti marrëveshjen me AstraZeneca për parablerjen e 300 milionë dozave të vaksinës. Sipas kësaj marrëveshjeje vaksina ka vërtetuar në provat klinike se është e suksesshme dhe do të kemi të disponueshme dozat e para në dhjetor 2020”.

Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian, pa përfshirë Britaninë e Madhe është 448 milionë banorë.

Ndërsa popullsia e të gjithë Europës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit është thuajse 748 milionë banorë.

Marrëveshja për 300 milionë doza duket se është përllogaritje e mbulimit me vaksinë të rreth 70 për qind të popullsisë, nëse për vaksinimin do të duhet një dozë e vetme për individ.///

error: