– Një lokal prej druri në pronësi të Ramadan Zotos është djegur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Ksamil. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit dhe lokali “Bumble Bee”, i ndërtuar me konstruksion druri, kur u dogj pa mundur të shpëtohej asnjë pjesë e tij. Biznesi shfrytëzohej nga shtetasi K. I., 41 vjeç, i cili e kishte marrë me qira nga Ramadan Zoto.
“Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi për ngjarjen policia.
Zoto nuk është një emër i panjohur për policinë. Më 17 korrik, në qytetin e Sarandës dy të rinj u plagosën me armë zjarri nga Ramadan Zoto allias Canaj, 43 vjeç, pas një konflikti për një tokë në bregdet. Zoto qëlloi me armë dy të rinjtë nga Kamza, Gëzim Hajdarajn dhe Ernest Lamën. Pas kësaj ngjarje Zoto ra në pranga më datë 22 gusht në qytetin e Korçës.(Shqiptarja.com)///
ME SHUME LAJME
Info PLUS. Mjetet inteligjente monitorojnë rrugët, asnjë shkelje nuk i shpëton kontrollit
Ndahet nga jeta artisti Shaban Zeneli “Bilbi i Çamërisë”
“Jerusalem Post”: Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Evropës