Policia e Vlorës njpftoi se u ka ardhur në ndihmë 6 shtetasve në bordin e mjetit lundrues që pësoi defekt në det, në zonën e Ksamilit.
Policia e Vlorës bën të ditur se “me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon”
“Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 5 persona të tjerë, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë. Të gjashtë shtetasit u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg, në Ksamil”, njofton Policia. “Shtetasit falënderuan shërbimet e Policisë Kufitare për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror