Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua mbledhja e redaksisë qendrore dhe vendore Tiranë për “Enciklopedinë shqiptare”.
Mbledhja u zhvillua për t’u njohur me konkluzionet e takimit dyditor të redaksive vendore Shqipëri-Kosovë, mbajtur në Vërmicë më 25-26 mars 2025, për ecurinë e mëtejshme deri në shqyrtimin e miratimin e fjalësit të projektit “Enciklopedia shqiptare” prej redaksisë qendrore pas miratimit të tij prej dy redaksive vendore.
Organizimi i punës do të synojë që fjalësi të miratohet deri më 15 maj për të kaluar në fazën e kategorizimit të artikujve dhe përcaktimin e autorëve hartues të tyre.
Akad. Gjinushi tha se në Vërmicë u përcaktuan e formuluan disa detyra e rekomandime për redaksitë e fushave në përgatitje të fjalësit të unifikuar për t’ia përcjellë redaksisë qendrore, të cilat do të përmblidhen në një udhëzues.
Në takim u bë dhe një ndarje detyrash për çdo anëtar për këtë fazë.
Drejtori i Qendrës së Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, dr. Arian Leka shprehu dakordësinë me udhëzimet e dhëna nga redaksia qendrore, veçanërisht në drejtim të garantimit e verifikimit të plotësimit të kritereve për çdo artikull, detyruar kjo dhe nga fakti se 70 për qind e “Enciklopedisë shqiptare” është lëndë e re.
3 nga 6






ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit